MENU
klinika

70-vjetori pa raketa

Më në fund pak paqe në Korenë e Veriut…

09.09.2018 - 11:44

Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë të madhe ushtarake, e para që kur nisën bisedimet me Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e armëve bërthamore, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj.

Parada të mëparshme publike kanë përfshirë lëshuesit bërthamorë të raketave, por ato nuk u shfaqën gjatë festimeve të së dielës në Phenian.

Kjo është një shenjë e qartë se udhëheqësi Kim Jong Un nuk donte të shkaktonte provokime diplomatike ndërsa negociatat vazhdojnë.

Në fund të paradës, Kim u shfaq me Li Zhanshu, një këshilltar të afërt të presidentit kinez Xi Jinping, një shenjë kjo e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta midis dy vendeve dhe një tregues se shfaqja ishte menduar mirë.

Parada zgjati rreth dy orë. Rradhët e ushtarëve ecën me marshin tipik të Koresë së Veriut. Pajisjet ushtarake në shfaqje përfshinin tanke, artileri dhe raketa me rreze të shkurtër.

Mijëra civilë kaluan më pas, duke valëvitur flamuj dhe me slogane. Disa po qanin, një lloj shfaqjeje e bindjes, besnikërisë dhe përkushtimit të mundshëm në një regjim totalitar.

Tong Zhao, pjesë e Qendrës Carnegie-Tsinghua për Politikat Globale, tha “Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Korenë e Veriut: është përvjetori i tyre, ata duan ta festojnë këtë, por duke patur një paradë të madhe ushtarake, mund të shihej nga të huajt si provokim.”

Festimet përfshinë gjithashtu një ringjallje të lojrave masive , një performancë që përfshin dhjetëra mijëra njerëz të Koresë së Veriut.

Përvjetori vjen në një kohë vendimtare gjatë bisedimeve mbi shkatërrimin e armëve bërthamore.

Për një kohë të gjatë, SHBA dhe Koreja e Veriut ishin në një bllokim të dukshëm, me SHBA-në që kërkonte një listë gjithëpërfshirëse të objekteve bërthamore të Veriut dhe Pyongyang që kërkonte një fund formal të Luftës Koreane , një traktat paqeje që kurrë nuk u nënshkrua.

Por gjatë ditëve të fundit, ka pasur një stuhi të aktivitetit diplomatik nga Pheniani. Një samit i tretë midis  Kim dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është konfirmuar për më vonë këtë muaj.

Koreja e Veriut e shpalli krijimin e saj si shtet individual në vitin 1948 pas çlirimit të Koresë nga pushtimi japonez në vitin 1945.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN