Një studim i ri i qeverisë amerikane thotë se një analizë e gjakut në periudhën e hershme të shtatzënisë bën të mundur zbulimin e shenjave të diabetit të gestacionit.
Diabeti gestacion ndodh vetëm gjatë shtatzënisë dhe mund të përbëjë një kërcënim serioz për shëndetin e nënave dhe foshnjave. Ky lloj diabeti rrit rrezikun e tensionit të lartë gjatë shtatzënisë, shpërndarjen e infeksioneve si dhe sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.
Gjithashtu rrit rrezikun e lindjes së një fëmije me probleme. Në raste të veçanta kur gratë janë mbipeshë, këto shenja të diabetit gestacional zakonisht shfaqen mes javëve 24 dhe 28 të shtatzënisë.
Në këtë studim, hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Zhvillimit Njerëzor (NICHD) të SHBA-së, ekzaminuan nëse një test që zakonisht përdoret për të diagnostikuar diabetin e tipit 2 HbA1c, ose testi A1c mund të zbulojë shenja të diabetit gestacion në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Testi i cili përcakton nivelet mesatare të sheqerit në gjak gjatë dy ose tre muajve të mëparshëm, nuk rekomandohet për të diagnostikuar diabetin gestacion.
Hulumtuesit krahasuan rezultatet e provës HbA1c nga 107 gra që e kishin diabetin gestacion me rezultatet e 214 grave që nuk e kishin.
Shumica e grave u testuan katër herë gjatë shtatzënisë në javët 8-13, 16-22, 24-29 dhe në javët 34-37. Gratë me diabet gestacion kishin nivele më të larta të HbA1c në shtatzëninë e hershme (një masë mesatare prej 5.3%) krahasuar me të tjerët (një mesatare prej 5.1%).
Në shtatzëninë e mesme, niveli HbA1c ra në të dy grupet, por u rrit në të tretën. Sipas autorëve kjo është në përputhje me uljen e ndjeshmërisë ndaj insulinës që shpesh ndodh në tremujorin e tretë.
“Rezultatet tona sugjerojnë se testi HbA1c potencialisht mund të ndihmojë në identifikimin e grave në rrezik për diabetin e gestacioneve në periudhën e hershme të shtatzënisë”, tha në një njoftim për shtyp të NICHD, Dr. Cuilin Zhang, një epidemiologe dhe një investiguese e lartë në institut.
Ndryshimet në mënyrën e jetesës përfshijnë stërvitjen dhe një dietë të shëndetshme.
Nëse këto ndryshime nuk kanë efekt, mjekët mund të rekomandojnë insulinën për të sjellë nën kontroll sheqerin në gjak.
Redaktoi: F.R