Modelja shqiptare me famë botërore mësohet se do të vizitojë vendin tonë së shpejti. Ka qenë vetë Emina Cunmulaj që e ka bërë një njoftim të tillë, duke bërë të ditur edhe arsyen e vizitës së saj.
Po ashtu si edhe një vit më parë kur vinte për një mision humanitar edhe këtë herë Emina do të bëjë të njëjtën gjë. Ajo do iu vijë në ndihmë personave në nevojë.
“Miq të Dashur,Në Tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe. Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri. Duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe. Linku per donacionet është në profilin tim”, shkroi në llogarinë e saj në “Instagram” modelja.