MENU
klinika

Fakte tronditëse!

“Nënat frigoriferike”/ Përlotëse! Autizmi shkaktohet nga…

20.09.2018 - 20:42

Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit të njeriut që shfaqet në tre vitet e para të jetës dhe konsiderohet si një çrregullim neurologjik që prek funksionet e trurit. Ai prek tre deri në katër herë më shumë djemtë se vajzat dhe nuk ka dallim racor, kohor, etnik apo social.

Termi “Autizëm” u përdor nga Eugen Bleurer, një psikiatër zviceran. 

Ai filloi ta përdorte atë rreth vitit 1911 duke iu referuar një grupi simptomash të skizofrenisë. Fjala rrjedh nga greqishtja, autos (që do të thotë “Vetë”) për të përshkruar tërheqjen e këtyre pacientëve me skizofreni në botën e tyre të fantazisë, në një përpjekje për të përballur perceptimet dhe përvojat e jashtme të patolerueshme.

Në 1940 një grup kërkuesish nga SHBA-ja filluan të përdornin termin autizëm për të përshkruar fëmijët me çrregullime emocionale ose sociale.

Në 1943 Leo Kanner, një psikiatër austriak i Universitetit John Hopkins përshkroi një grup fëmijësh me simptoma të autizmit duke përdorur për herë të parë gjerësisht këtë term.

Ai mendonte se autizmi ishte një çrregullim neurologjik i veçantë dhe meqë nuk gjeti dot shkaqe specifike tha se autizmi ishte një çrregullim kongenital.

Pothuaj në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të pavarur nga Kanner, Hans Asperger, një pediatër austriak në Vjenë identifikoi një çrregullim mjaft të ngjashëm, por pacientët e Aspergerit në fakt arrinin të zhvillonin gjuhë ekspresive dhe nuk ishin aq rëndë sa rastet që kishte përshkruar Kanner (Sindroma Asperger).

Termi “Sindroma Asperger” është përdorur për herë të parë nga Lorna Wing në një artikull të publikuar në vitin 1981. Asperger vdiq në 1980 dhe nuk e mori vesh se një çrregullim me emrin e tij do të njihej në mbarë botën.

Ndërkohë Bruno Bettelheim, një psikoterapist hungarez në fund të viteve 1940 nxori teorinë e tij se autizmin e shkaktonin “nënat frigoriferike”, pra nënat e ftohta që nuk merreshin me fëmijët e tyre dhe kjo bënte që ata të izoloheshin.

Teoria e tij  u pranua gjerësisht për dy dekada me radhë.

Çrregullimi i spektrit Autik është çrregullim kompleks neurologjik i zhvillimit që karakterizohet në shkallë të ndryshme, nga mangësitë në marrëdhënie sociale, në komunikimin dhe sjellje.

Sipas manualit Diagnostikues statistikor të çrregullimeve mendore, simptomat duhen të jenë të pranishme që në fëmijërinë e hershme, por mund të bëhen të dukshme edhe më vonë.

Termi spektri i autizmit dhe çrregullimet pervazive të zhvillimit paraqesin një vazhdimësi të gjerë të çrregullimeve neurologjike, konjitive dhe të sjelljes duke përfshirë tre karakteristika kryesore përcaktuese: probleme në socializim, në komunikimin verbal dhe joverbal dhe sjellje të përsëritura dhe restriktive.

Çrregullimet e Spektrit të autizmit janë një grup çrregullimesh të zhvillimit që mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha sociale, komunikuese dhe të sjelljes (CDC 2014).