MENU
klinika

Marrëveshja me Kosovën

‘Pa zgjidhur çështjen e Kosovës, Serbia nuk anëtarësohet në BE’

14.09.2018 - 12:43

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet të marri garancinë se do të bëhet anëtare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiç.

Bashkimi Evropian ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, nëse do të duan anëtarësimin në unionin evropian.

Aleksandar Vuçiç tha ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më i stabilizuar, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu Kosovë-Serbi tenton arritjen e një marrëveshjeje
ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve në Bruksel, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, nuk u mbajt, pasi presidenti serb refuzoi të takonte delegacionin nga Kosova.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat