MENU
klinika

Nga New York Times

Për të shkatërruar Iranin, duhet shpëtuar Idlibi

14.09.2018 - 12:22

Idli është një zonë siriane ku disa grupe terroristësh dhe militantësh janë ende aktivë që për momentin janë në kontrollin e qeverisë siriane. Vendi është përfshirë në konflikte të përgjakshme, pavarësisht negociatave dhe ndërhyrjes së Turqisë, Iranit e Rusisë. SHBA ende nuk është përfshirë por nëse do t’a bëjë shkaku do të jetë rivaliteti me Iranin, e jo mbrojtja e Idlibit. 

Administrata e Trump e ka bërë të qartë se përparësia e saj kryesore në Lindjen e Mesme është të pengojë ambiciet bërthamore dhe rajonale të Iranit.

Deri tani, duke parë situatën aktuale në Idlib, pasojat në të ardhmen duket se janë të qarta. Irani do të ketë arritur të konsolidojë ndikimin e tij në territorin që shtrihet nga Bandar Abbas në Gjirin Persik deri në Luginën Bekaa në Liban. Rusia do të ketë sukses si një fitues ushtarak në Lindjen e Mesme. Hezbollahu, tashmë lojtari kryesor politik në Liban, do të shtrijë më tej ndikimin në Siri.

Humbësit në këtë ekuacion mbeten Turqia, nën presionin e miliona refugjatëve sirianë dhe një ekonomie të shkatërruar; Izraeli me sulmet e përsëritura; Evropa, e cila mund të ballafaqohet me një krizë tjetër të refugjatëve; dhe populli sirian.

Dhe pastaj janë Shtetet e Bashkuara, ku dy administrata deri tani tani e kanë lejuar krizën siriane të bëhet dëshmi dëshpëruese se fjala e amerikanëve nuk ka më vlerë.

Donald Trump, duke e konsideruar veten si të kundërtën e Barak Obamës në çdo aspekt, ka adoptuar në mënyrë efektive gabimin më të keq të politikës së jashtme të paraardhësit të tij.

Të paktën administrata e Obamës mund të justifikonte politikën e dobët lidhur me Sirinë, duke patur parasysh dëshirën e tyre për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Edhe kërcënimi i fundit i John Bolton për të goditur Asadin më fort nëse ai përdor armët kimike në Idlib nuk ka kuptim.

Cila do të ishte politika e duhur? Trump paralajmëroi në Tweeter se Asad nuk duhet ta sulmojë aspak provincën e Idlibit. Një sulm i tillë duhet të jetë “vija e kuqe”. Nëse Assad kalon, SHBA mund të shkatërrojë gjithçka.

Qëllimi është të tregohet se SHBA ka aftësinë dhe vullnetin për të arritur objektivat kryesore të politikës së jashtme me një çmim relativisht të arsyeshëm.

idlib

Këto objektiva janë të parandalojnë një katastrofë humanitare, dhe t’u tregojnë aleatëve rajonalë se Amerika mund të jetë një partner efektiv, i angazhuar dhe i besueshëm.

Qëllimi i SHBA nuk është të përcaktojë të ardhmen e Sirisë ose të zgjidhë problemet e saj.

Por politikëbërësit amerikanë dëshpërimisht duhet të gjejnë rrugën e mesme ndërmjet reagimit dhe mosveprimit; mes zellit misionar për të zgjidhur agonitë e njerëzve apo idesë se duhet të qëndrojnë larg tyre.

Numërimi mrapsht për fundin e situatës në Idlib ka filluar. Armiqtë e Amerikës i dinë pasojat. Po amerikanët i dinë?

Bret L. Stephens ka qenë një kolumnist i Opinionit në The Times që nga prilli i vitit 2017. Ai fitoi çmimin Pulitzer për një koment në The Wall Street Journal në vitin 2013 dhe më parë ka qenë kryeredaktor i The Jerusalem Post. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in