MENU
klinika

Investimet

Përfundojnë punimet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë

15.09.2018 - 17:53

Përfundojnë punimet e aksit rrugor Pogradec-Qafë Plloçë me një gjatësi prej 5.5 km investim i qeverisë shqiptare. Të pranishëm kanë qenë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, Afrim Qendro.

Jemi në harmoni me programin e plotë të infrastrukturës kombëtare, që do shtrihet në dy drejtime. Së pari, përmirësimi i gjithë rrjetit ekzistues, dhe së dyti investime në segmentet e reja rrugore duke u hapur disa kantiere të reja, dhe duke u përfunduar ato që janë nisur”, tha ministri Gjiknuri.

Sakaq, Qendro tha se: “Ka përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit dhe 3.5 km Qafë Plloça, e cila ka përfunduar 2 muaj para afatit me të gjithë elementët e duhur”.

Punimet kanë filluar në 6 Qershor dhe kanë përfunduar në 14 shtator.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit