MENU
klinika

Infrastruktura rurale

Pojan, Vreshtas e Burimas me rrugë të reja

08.09.2018 - 15:42

Komunikimi është thelbësor veçanërisht në zonat rurale ndaj dhe World Vision Albania ka zgjedhur të mbështesë në ndihmë të disa fshatrave në qarkun e Korçës shtrimin e 2200 metrave linear rrugë bujqësore me gjerësi deri në 4 metra. Fshatrat që përfitojnë prej rrugës së shtruar janë Vreshtas, Pojan, Vashtëm dhe Burimas.

Amortizimi ka qenë në nivele kritike ndaj dhe nevoja për ndërhyrje ka qenë emergjente. Falë këtij investimi u  vendosën 30 metra tombino si u shtruan me çakull degëzimet dhe u asfaltua aksin kryesor rural. Iniciativa e ndërmarrë nga organizata amerikane është përkrahur edhe nga Bashkia e Maliqit e cila ka vendosur punonjësit e shërbimit dhe mjetet në disponon për kryerjen e punimeve në këto zona.

Afrim Haxhiu, specialisti pranë Bashkisë së Maliqit, njëherësh përgjegjës në drejtimin e punimeve shpjegon se cilat janë efektet që do të sjellë shtrimi i kësaj rruge për banorët e zonës:

“Falë asfaltimit të këtij aksi parashikohet të ketë më pak dëmë gjatë transportit të produkteve ushqimore dhe të sigurojë lehtësi në qarkullimin e mjeteve. Pritet të ulet edhe niveli i amortizimit për shkak të materialit të përdorur për shtrimin e rrugëvë.” – u shpreh ai.

Investimi i kryer është mjaft lehtësues për komunitetin dhe veçanërisht për bujqerit. Projekti parashikon në faza të mëvonshme edhe bashkëpunimin me këta të fundit për përmirësimin e teknologjisë në drejtim të kultivimit dhe vjeljes së së produkteve bujqësore

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit