MENU
klinika

Korrigjimi i kufijve

‘Prekja e kufijve kthen tragjedinë’

17.09.2018 - 21:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e kufirit edhe në takimin e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Kosovë. Komisioni përbëhej nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Europian, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

Haradinaj, i cili iu drejtua anëtarëve të këtij Komisioni në gjuhën angleze, nuk la pa përmendur edhe idenë e korrigjimit të kufijve, ide e nxitur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri kosovar u shpreh se shpreson për një traktat të paqes, por diskutimi për kufijtë sipas tij i kthen në hapa mbrapa.

Kur flasim për kufij i bie që t’i kthehemi të shkuarës, tragjedisë, por ajo çka shpresojmë është të kemi një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. E mbështes dialogun me Serbinë, por jo duke iu kthyer të shkuarës. Në të shkuarën, vonesat na kanë kushtuar me jetë njerëzish”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, i falenderoi gjithashtu deputetët e pranishëm të Parlamentit Europian për votën e dhënë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat