MENU
klinika

Kundër marrëveshjes me Greqinë

Protesta para Kuvendit, ‘Zaev të dorëhiqet’

30.09.2018 - 19:45

Një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë.

Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të sotëm ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev. Nga ana tjetër janë vërejtur forca të shtuara të policisë dhe kanë krijuar edhe një kordon para tij.

Sipas të dhënave të para, pjesëmarrja është shumë e ulët në votimet e referendumit për emrin e ri te Maqedonisë.

maqedoni konica.al
maqedoni konica.al

Kryeministri i Maqedonise Zoran Zaev, ka premtuar se nëse nuk do të votohet pro referendumit do të japë dorëheqjen.

Në bazë të kësaj deklarate pritet të ketë ndryshim të ekuilibrave politikë në Maqedoni ku si opsion mund të jenë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, po e shfrytëzon pjesëmarrjn e ulët në referendum, per te rrëzuar qeverinë.