MENU
klinika

Kufiri i Kosovës

Rama: ‘Jo ndarje e Kosovës, dilema duhet të zgjidhet nga gjithë aktorët’

20.09.2018 - 21:31

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar në vend të tij një të ri.

Sipas tij, godina e Teatrit Kombëtar është “një godinë që ka marrë fund dhe s’ka asgjë për të ruajtur, zero” dhe si pasojë “do të shembet”.

Deklarata e Ramës vjen pak orë pasi Parlamenti pranoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për Teatrin e ri, dhe amendoi ligjin në fjalë duke rihapur garën për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni, në përputhje me kërkesën e institucioneve europiane.

Opozita e cilësoi antikushtetuese këtë hap dhe përmes një letre, kërkoi që mos të amendohej ligji për sa kohë që pranimi i dekretit e bënte nul atë.

 

Skena e këtij teatri është 8 metra e gjerë. 8 metra e gjerë është skenë për vatër kulture, jo për godinë teatri bashkiak në një vend normal dhe lërë më për skenë të një teatri kombëtar. 24 metra e gjerë është skena e Turbinës.

E para kjo… E dyta, ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku t’i nuk fton dot një trupë të huaj, sepse nuk të ngjitet një trupë e huaj në atë skenë. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një godinë të cilës i ka ardhur fundi”, tha Rama në “Opinion”.

Sipas kreut të qeverisë, godina e Teatrit Kombëtar “nuk ka asnjë lloj vlere nga pikëpamja e një trashëgimie kulturore, e cila të mund të justifikojë qëndrimin e saj atje si një varr i hapur. Ajo s’mund të jetë teatër, ajo s’mund të jetë muze, ajo s’mund të jetë destinacion, s’mund të jetë asgjë.”

Rama: Ndarje të Kosovës jo, dilema duhet të zgjidhet nga gjithë aktorët

Kryeministri Rama ka folur edhe lidhur me marrëveshjen e shumëdiskutuar Kosovë- Serbi, lidhur me çështjen e kufirit.

Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh:

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë. Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”- tha ai.

vijon..

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!