MENU
klinika

Video-intervistë me Prof. Dr Safet Beqirin

Kirurgu që i shpëtoi jetën Ndriçim Xhepës!

05.09.2018 - 19:48

Profesor doktor Safet Beqiri, kirurgu torakal i përmasave botërore, i cili aktualisht e ushtron profesionin e tij në Gjermani, përkatësisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale, ishte i ftuar ditën e sotme në Klinika Online.

Përpos faktit se është një doktor me famë botërore, ai ka një shpirt mjaft human.

Kjo e fundit vihet re në çdo fjalë të tijën, në çdo veprim që ai bën, theksojmë këtu vullnetarizmin e tij për të ardhur në Shqipëri për të kryer operacione, pa asnjë lloj interesi.

Vetë Beqiri, përgjatë një interviste në një media kosovare është shprehur se vjen në Kosovë dhe Shqipëri për të kryer operacione falas, me dëshirën më të madhe.

Risjellim në kujtesën tuaj një tjetër “heroizëm” të Prof. Dr Safet Beqirit.

Falë një operacioni të kryer me sukses të plotë, ai i ka shpëtuar jetën aktorit Ndriçim Xhepa.

Sakrificën e tij për të braktisur herë pas here ushtrimin e profesionit në Gjermani, për të ardhur në Shqipëri për të kryer operacione, Prof. Dr Beqiri e përmbledh në katër fjalë: “E bëj me dashuri!”

Kujtojmë se më datë 12 janar të këtij viti, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, e nderoi profesorin e mirënjohur me dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa!”

Prof. Dr Beqiri punon si kirurg torakal në Klinikën 200-vjeçare të quajtur Kerckhoff, në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.

Klinika në fjalë është një nga klinikat më të mëdha dhe të njohura kardiake, reumatologjike, pulmonare dhe vaskulare në Gjermani.

Që në vitin 2006 për herë të parë kam marrë pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgjisë Kardiotorakale në Otava të Kanadasë me punim shkencor, aktiviteti u zhvillua më tutje në Kongresin Botëror në vitin 2008 në Greqi.

Në vitin 2013 mora ftesë nga Komiteti Organizativ i Kongresit Botëror, isha mysafir nderi i Kongresit Botëror të kirurgëve torakalë dhe kardialë në Kroaci. Ka qenë një kënaqësi tepër e veçantë”, është shprehur Prof. Dr Beqiri në një dalje mediatike.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të realizuar në Klinika Online!

Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru