MENU
klinika

Siguria ushqimore

Serbia sjell sërish miell kafshësh…

05.09.2018 - 16:14

Tjetër ngarkesë me miell e ardhur nga Serbia është bllokuar nga autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 51 ton “miell misri” për kafshë.

Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misri për kafshë” me origjinë nga Serbia.

“Konkretisht për miellin e misrit për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin(8.6) më të lartë se norma e lejuar(5).Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë” informoi AKU.

Më 1 shtator u bllokuan 55 ton miell gruri nga Kosova e Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN