Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i ftuar në një nga televizionet serbe, ka folur në lidhje me marrëveshjen me Kosovën si dhe presionin që po i bëhet Serbisë për këtë çështje.
Daçiç është shprehur se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, dhe sipas tij përsa kohë dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje atëherë pritet presioni i vazhdueshëm ndaj Serbisë.
Më tej ministri është shprehur se nuk ka asnjë dilemë në lidhje me dorëzimin e veriut të Kosovës, tokat e banuara me serbë sipas tij do të mbeten nën Serbi.
Ai nuk ka lënë pa përmendur as ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën thotë se po ‘fryjnë erëra të reja’ prej të cilave mund të bëhet e mundur arrita e një marrëveshjeje midis serbëve dhe shqiptarëve.