MENU
klinika

Del në shitje

Shishe e mbushur me lot, për 12 mijë dollarë!

22.09.2018 - 12:40

Këngëtarja e aktorja e njohur, Miley Cyrus, njihet për bëmat e saj të vazhueshme, megjithëse duhet pranuar që kohët e fundit ka rënë disi në qetësi.

Por është motra e saj e vogël, Noah, që është bërë protagosite në media. Ajo ka vendosur t’i shesë lotët e saj pasi ndërpreu lidhjen me Lil Xan. Ndërsa çmimi i tyre është 12.000 dollarë.

Këngëtarja 18-vjeçare ka mbushur një shishe me lot, të cilën e ka nxjerrë në shitje së bashku me linjën e saj të rrobave, Pizzaslime, bën të ditur revista “People”.

Në njoftimin e faqes në internet, ku lotët janë nxjerrë në shitje, thuhet se Noah Cyrus i ka mbledhur lotët kur ka qarë nga pikëllimi.

Krahas lotëve, në Pizzaslime shesin edhe bluza me krah të shkurtë me portretin e babait të këngëtares, Billy Ray Cyrus.

Po ashtu, shiten edhe gota me mbishkrimin “Lotët e Noah Cyrus” (Noah Cyrus Tears) dhe tuta në të cilat shkruan “Pikëllim”.