MENU
klinika

Nga Shqiptar Oseku

Shkëmbim i territoreve është produkt i BE-së, jo i Thaçit

11.09.2018 - 19:36

E vetmja që keni te drejtë është se Thaçit — si çdo pushtetari — nuk i zihet besë asnjë fije.

Por zgjidhja e këtij problemi nuk bëhet duke u skajuar, e duke e lënë atë të vendosë vetë. Dhe ai nuk do të avullohet, se ka vota.

Votën time jo, por vota të të tjerëve gjithsesi; kërkesat për anashkalim të tij janë sall keqmenaxhim i kohës.

Puna është se edhe macja qorre zë një mi nganjëherë.

Thaçi ka një ide këtu, pse Kosova të merret me serbë qe s’ia fusin e jo me shqiptarë që e lusin.

Shkëmbimi i territoreve ndoshta nuk është vlerë europiane, por kot qahemi te europianët, se janë pikërisht ata — me miratimin e vet të heshtur ndaj politikave serbe rreth Kosovës — që na kanë prurë këtu.

Shkëmbimi i territoreve është produkt i mutsihanes së tyre, që ne duhet ta fshijmë, se nuk çohet jeta në mut.

Shkëmbimi i territoreve, si e keqe më e vogël, mund të menaxhohet me bashkë-administrim të aseteve natyrore.

Ai ka dhe anë pozitive, shoqëritë homogjene janë më stabile, pastaj ofron perspektivë për Luginën. Njëherit prish tabu kufijsh, e sajon një presedan që hap rrugë për bashkim kombëtar paqësor.

Pse u dashka të mos i mendojmë gjitha këto, për të mbajtur me zor shajkaçat e Leposaviçit?! Gjepura!!

Nuk shtyhet kjo punë me inate. Rritu, dreqi ta marrë, prano realitetin, ec tutje: shiko si ta nxjerrim maksimumin nga kjo kthesë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat