MENU
klinika

OJQ me moral poltronist

” Shkëmbimi i territoreve ásht nji ‘deus ex machina’ “

18.09.2018 - 22:30

Ndjeshmënia publike kundrejt Ujmanit e Trepçës âsht vlerë e admirueshme kolektive, por janë fymje e inteligjencës zgërdhimjet cinike të aksh partive ose strukturave parapolitike (OJQ) se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk vlen asnji metelik, se demek bahet fjalë për «4-5 katunde» a «dy tri kodra djerrina».

Çfarë oksimoroni që nuk e sheh as në andërr: OJQ me moral poltronist paskan sensivitet për territore! Nuk rrin njeri rahat pa pvetë: pse për Çakorr e Zhleb ja ka vle me u përmeqatë në emën të nji kauze kryekreje FIKTIVE, kurse Lugina me qindra katune shqiptare nuk âsht e denjë me u vnu në krye të agjendës?

Derisa banditizmi i Gllogjës e pjelli «ex nihilio» nji problem në bokërrimat e Çakorrit dhe Zhlebit, çashtja e Luginës âsht ekzistente se bahet fjalë për nji rajon shqiptar, i cili prej viteve ’90, hem me referendum, hem me luftë, ka kërkue me qenë pjesë e Kosovës së tansume.

Âsht frikë e papërligjun se nji shkëmbim territorial kish me e zhgreh nji reaksion zinxhiror secesionizmash rajonale. Përkundër percepsionit, Serbia nuk guxon fort me e ba nji «anshlus» me Republika Srpska-n, meqë kjo i prish ekulibrat e hajthëm brenda vetë Serbisë. Fundja dokumentet e Wikileaks a nuk e pahëtojnë faktin që Rusia me politikanët marioneta të Banja Llukës ushtron trysni ndaj secilës qeveri në Beograd.

Shkëmbimi i territoreve, kjoftë si optimizim i stancës diplomatike të Prishtinës në bisedime, kjoftë si mundësi reale e paqtimit largvajtës, ásht nji «deus ex machina» për shumë e shumë sene.

Mbi të gjitha e detabuizon idenë që shteti njietnik s’ka të ardhme. VV-ja, ndërkohë, me «konsistencën» e saj proverbiale po barrikadohet në Pakon e Ahtisaarit. Ajo âsht syleshe ose idiote nëse e personifikon emnin e Thaçit me shkëmbimin e territoreve.

Oh jo, administrata e re amerikane e ka propozue nji gja të tillë dhe e njejta po e ndërkombëtarizon. Thats good…

Nga Col Mehmeti