MENU
klinika

Limaj do drejtojë ekipin negociues

Bisedimet me Serbinë/ Thaçi pro emërimit të ri

10.09.2018 - 18:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar sot vendimin e Qeverisë së Kosovës, që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë zv/kryeministri, Fatmir Limaj.

Sipas Thaçit, zëvëndëskryeministri Limaj është njeriu i duhur për të drejtuar bisedimet.

Ka progres në negociata, Qeveria e Kosovës ka themeluar ekipin e vet për këto negociata në krye me z.Limaj, mendoj dhe besoj se ka qenë zgjidhje dhe vendim i duhur, i drejtë dhe i mençur”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi shprehet që ka besim se Fatmir Limaj bashkë me ekipin e tij, ish ministrin e jashtëm Enver Hoxhajn, ministrin akual të jashtëm Behgjet Pacollin, ministrin për Diasporën dhe Investimet Strategjike, Dardan Gashin dhe pjesën tjetër të ekipit negociator, me mundësi të përfshirjes së shoqërisë civile dhe opozitës, do t‘i japin një dinamikë të re këtij procesi me vendosshmërinë dhe përvojën e tyre politike.

Sipas presidentit Thaçi, tashmë koha kur platformat e Kosovës kanë kaluar përmes pëlqimit dhe jopëlqimit të Beogradit zyrtar ka mbaruar.

“Ka kaluar koha kur negociatat apo platformat e Kosovës kanë kaluar përmes pëlqimit apo jopëlqimit të Beogradit, ne jemi ata që vendosim, ne Qeveria dhe Presidenca”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh se ka ardhur koha që Kosova të përfaqësohet nga njerëz të dijes, rezistencës dhe të punës.

Se kush bën pjesë në ekipin e negociatave me Serbinë nuk e bën seleksionimin dhe përzgjedhjen Beogradi, por institucionet e Kosovës dhe pikërisht këtu ftoj spektrin politik që kur të dëgjojnë opinionet e autoriteteve të Beogradit, pikërisht atëherë duhet me i përkrah këto propozime të qeverisë së Kosovës e jo me i nda”, ka deklaruar presidenti.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat