MENU
klinika

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’

18.09.2018 - 16:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi në një dalje në media, u shpreh se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i mbron interesat e Kosovës.

Sipas tij, Thaçi po çon përpara agjenda të projektuara diku tjetër që bien ndesh me interesat e Kosovës.

Sikur ajo që po e preklamon, me retorikën e tij, si kamuflazh, për korrigjim kufijsh”, ka shtuar deputeti Selimi.

S’kemi të bëjmë me korrigjim kufijsh”, ka thënë Selimi, duke vlerësuar se Thaçi është duke bërë “pazare me troje”.

Të gjitha këto lëvizje, deputeti Selimi tha se Hashim Thaçi po i bën për të shpëtuar veten e tij nga Gjykata Speciale, si dhe për të tërhequr vëmendjen.   

Rexhep Selimi  më parë ka qenë  pjesë e PDK-së, partisë së themeluar dhe drejtuar nga Hashim Thaçi, por pas një përplasjeje me  Thaçin, iu bashkua Vetëvendosjes së Albin Kurtit në vitin 2010.

Selimi ka qenë edhe pjesë e UÇK-së si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandant zone operative. Njihet edhe si njeriu që lexoi deklaratën e paraqitjes së parë publike të UÇK-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Thaçi po përdor çështjen e Luginës së Preshevës’

Korrigjimi i kufijve/ ‘Thaçi frikë nga Gjykata Speciale’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat