MENU
klinika

Ratifikimi i marrëveshjes

Thaçi tenton t’i shmanget Kuvendit të Kosovës

20.09.2018 - 22:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur një iniciativë me synimin për të anashkaluar Kuvendin e Kosovës rreth një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.

Ai e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve.

Neni i 18 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të cilin presidenti Thaçi i ka bërë kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretim përmban:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje, dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës nga presidenti Thaçi, ua ka dërguar njoftimin deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar komente nga ana e tyre.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat