MENU
klinika

Çështja e kufijve me Serbinë

The Economist: Korrigjimi i kufijve sjell gjakderdhje

18.09.2018 - 18:44

Ideja e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit për shkëmbim të territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje përfundimtare e dialogut ndërmjet dy shteteve, është kundërshtuar nga diplomatë dhe liderë të ndryshëm botëror, përfshirë këtu kancelaren gjermane, Angela Merkel. 

Gazeta prestigjioze “The Economist”, shkruan se një ide e tillë mund të nxisë konflikte politike brenda Kosovës.

Sipas “The Economist”, nëse Kosova dhe Serbia do të ndryshojnë kufijtë e tyre në linja etnike, atëherë një gjë e tillë do shkaktonte ndryshime të mëdha dhe do ta destabilizonte gjithë Ballkanin.

Në shkrimin e gazetës thuhet se implementimi i një ideje të tillë, mund të nxiste edhe vendet tjera të rajonit për ndryshime të kufijve.

Por edhe përkundër gjithë këtyre paralajmërimeve dhe kundërshtimeve presidenti Thaçi vazhdon që ta promovojë këtë ide, duke thënë se korrigjimi i kufijve do t’i hapte rrugë Kosovës për integrim në OKB, dhe do t’i mundësonte bashkimin e Luginës së Preshevës.

Presidentin Thaçi në idenë e tij për korrigjim të kufinjve, nuk e ka mbështetur asnjë forcë politike në vend, të cilat kanë paralajmëruar protesta e rezoluta kundër një gjëje të tillë.

Takimi i fundit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd dhe ku ishte planifikuar të flitej rreth korrigjimit të kufijve, ka dështuar.

Opozita kosovare ka thënë se takimi ka dështuar për shkak të presioneve të shumta të ndërkombëtarëve që janë bërë ndaj Thaçit, kundër idesë së prekjes së kufijve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat