MENU
klinika

A është e drejtë?

Theu rregullat, më e bukura e Italisë rrezikon kurorën

21.09.2018 - 20:00

Edicioni i “Miss Italia” i këtij viti mori një vëmendje të madhe pasi mes vajzave konkurrente ishte edhe Chiara Bordi, 18-vjeçarja që u rendit e treta edhe pse njërën këmbë e kishte me protezë.

Mediet u morën shumë me këtë fakt, ku pati edhe nga ata që i dolën kundër jurisë që e vlerësoi atë si vajzën e tretë më të bukur në Itali.

Por kur tashmë duket se kjo çështje është mbyllur, një tjetër është hapur së fundmi edhe më e fortë, e cila ka vënë seriozisht në diskutim kurorën e fituar nga Carlotta Maggiorana, e cila u shpall “Miss Italia”, ku rrëmbeu kurorën e më të bukurës mes vajzave konkurrente.

Prestigjiozja “Oggi” ka publikuar disa foto nudo të bukuroshes italiane, të cilat bien ndesh me rregulloren e kompeticionit të bukurisë, “Miss Italia”.

Nga fotot e publikuara ku shfaqet e mbuluar nga flokët e saj dhe gjethe palme, Carlotta rrezikon të humbasë titullin. Fotografitë, të cilat janë realizuar në vitin 2015, kanë hapur polemika të mëdha në web.

Shumë persona janë në mbështetje të Carlotta-s dhe të tjerë që shprehen se çmimin e meriton Fiorenza D’Antonio, e cila u klasifikua e dyta.

Por, nuk janë vetëm foto seksi që i kanë hapur probleme, pasi ajo ka edhe një eksperiencë të gjatë në fushën e spektaklit. Para se të merrte kurorën e “Miss Italisë”, ajo ka pasur edhe shumë eksperienca të tjera në televizion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”

Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen?

“Të zënë më përgatitjet për dasmën”

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt altarit?