MENU
klinika

Emri

Tritol banesës së pronarit të televizionit në Pogradec

16.09.2018 - 09:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, ku një banese i është vendosur tritol.

Shënjestër e sulmit ka qenë banesa e biznesmenit Bajram Fejzollari, i cili është pronar i një lokali në qytetin e Pogradecit dhe i një televizioni dhe disa bizneseve të tjera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, ku lënda plasëse është hedhur në lulishten e banesës në lagjen nr 1.

 

Njoftimi i plotë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit