MENU
klinika

Urimi për Maqedoninë

Trump:Vetëm marrëveshja historike e Prespës ju çon në BE

07.09.2018 - 11:58

Donald Trump, ka shkruar një urimin dërguar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë. Ai ka theksuar se e vetmja zgjidhje për Macedonië është të zgjidh konfliktin shumëvjeçar më Greqinë. Vetëm në këtë mënyrë asaj i hapën rrugët drejt  NATO-s e më pas drejt  Bashkimin Evropian.

Më pas ai ka vijuar të shkruajë duke siguruar Ivanovin, se do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga pala amerikane për procesin euroatlantik.

 

Letra e plotë e Presidentit Trump: 

I nderuar Zoti President,

Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Maqedonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë më 8 shtator.

Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe vetën ajo, hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO.

Ju uroj qytetarëve të Maqedonisë më të mirat në këtë ditë të veçantë.

Sinqerisht,

Donald J. Trump.