MENU
klinika

'SHBA larg Sirisë'

Turqia, Rusia, Irani kundër SHBA

10.09.2018 - 14:46

Konfliktet në Idlib e bënë samitin në Teheran të merrte shumë rëndësi. Në prag të ngjarjes, pritshmëritë e Iranit, Rusisë dhe Turqisë ishin modeste, por optimiste.

Takimi i tretë midis tre udhëheqësve u pa si një hap kritik në përfundimin e luftës në Siri.

Në Teheran nuk u arrit një marrëveshje e plotë që fillimisht shpresohej kështu që një samit tjetër do të zhvillohet tani në Rusi.

Sa i përket marrëdhënieve midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, tre gjëra nga samiti janë veçanërisht të rëndësishme.

Së pari, diskutimet e takimit të nivelit të lartë ndërmjet tre presidentëve treguan se mosmarrëveshjet brenda trios vazhdojnë.

Kjo nuk është aspak një lajm, pasi ata e kanë pranuar. Megjithatë, gjuha dhe pozicioni i tre liderëve ndihmonin të kuptohej kimia midis të treve dhe stili i tyre i udhëheqjes.

Së dyti, pavarësisht dallimeve, Moska, Ankaraja dhe Teherani vazhdojnë ta vlerësojnë formatin Astana si një mjedis që i ndihmon ata edhe të promovojnë axhendat e tyre dhe të koordinoojnë përpjekjet lidhur me situatën në Siri.

Së treti, prania e SHBA mbetet një problem për të tre aktorët.

Në Siri, Amerika është parë si kërcënim ndaj Iranit, “prishës pune” për Rusinë dhe një ngacmues për Turqinë.

“Asnjë rol pozitiv për çështjen siriane nuk mund të pritet nga Shtetet e Bashkuara. Ndërhyrja e tyre barbare dhe e paligjshme në Siri është në kundërshtim me çdo rregull ndërkombëtar, prania e tyre përkeqëson dhe komplikon përpjekjet paqeruajtëse në Siri”, tha Rouhani.

Ironikisht, ianianët i frikësohen Moskës se do të negociojë me lehtësi dhe do të bëjë ndonjë marrëveshje me Uashingtonin, ndërsa rusët janë më të preokupuar për tensionet e vazhdueshme të Ankarasë me partnerin e saj të NATO-s.

Në Teheran Erdogan ishte i mprehtë në kritikat e tij ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi tepër të shqetësuar nga SHBA-të sepse vazhdojnë të mbështesin një organizatë terroriste. Ky është ilustrim se si ata ‘mbështesin’ rajonin” tha Erdogan.

Putin nuk e përmendi aspak faktorin amerikan gjatë fjalimeve të tij të hapjes.

Megjithatë, midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara se situata po kalon në nivele të reja konfrontuese.

Ajo që na mbetet të shohim, është reagimi i radhës nga këto tre vende, lidhur me SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in