MENU
klinika

Kompensimi për të përmbyturit

U përmbytën këtë vit, asnjë para për Shkodrën

13.09.2018 - 16:37

Fermerët e Shkodrës të cilët u përmbytën në këtë fillim viti, akoma nuk kanë marrë asnjë para të demshpërblimeve që premtoi qeveria. Bashkia e Shkodrës ka hedhur akuza ndaj pushtetit qëndror për shpërfillje të këtij qyteti dhe banorëve të saj.

Numri dy i bashkisë, Arben Gjuraj tregon se nga prefektura tek kryeministria, raporti i dëmeve të përmbytjeve ka shkuar i detajuar, por nuk kanë marrë asnjë pergjigje:

“Raporti është dërguar i plotë në të gjitha ministritë dhe zyrën e kryeministrit. Dëmi është shumë i madh dhe ka shkaktuar pasoja të medha tek banorët. Për këtë vit, ata kanë frikë edhe të mbjellin pasi rrezikohen sërish nga përmbytjet dhe atëherë do të ishte një shkatërrim i madh ekonomik. Në total janë 3 miliardë lekë dëme dhe qeveria duhet të dëmshpërblejë këta banorë. Ne i bëjmë thirrje që kryeministri të ktheje kokën edhe nga Shkodra”

Gjatë përmbytjeve të vitit 2018, mijëra hektarë tokë bujqësore u shkatërruan, dhjetra familje u evakuan ndërsa një numer i madh banesash kishin prezencë uji.

Përgati: K.Zh.

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër