MENU
klinika

Befasuese!

“Vdiqa nga dhimbja e duarve! Pse më ndodh kjo?”

19.09.2018 - 15:18

Dhimbja e duarve është një nga dhimbjet më të zakonshme që hasin njerëzit. Kjo dhimbje vjen si pasojë e shumë faktorëve të cilët janë të renditur si më poshtë:

Osteoartriti

Kjo ndodh kur plagoseni ose dëmtoni substancën e lëmuar të quajtur kërc që mbulon skajet e eshtrave tuaja në kyçe. Kyçi është i fryrë, i ngurtë dhe i vështirë për t’u lëvizur.

Kyçet që preken më shumë në dorë janë ato të gishtit dhe zonës ku takohen gishti dhe kerciri. Zakonisht trajtohet me antiinflamatorë dhe ushtrime të veçanta, masazho-terapi, por mund të kërkojë edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Artriti reumatoid

Kjo sëmundje prek qelizat që duhet të lubrifikojnë nyjet tuaja. Inflamacioni mund të përhapet edhe në tendinat që lidhin kockat me muskujt dhe jo vetëm në kërc dhe kocka. Jep fryrje të kyçeve, dhimbje, ndjenjën e nxehtësisë, ngurtësim të artikulacionit dhe nuk arrin t’i lëvizësh dot sepse dhimbja është e madhe.

Sindroma e “Tunelit Karpal”

Nëse ënjtja ndodh brenda tunelit atëherë shkakton shtypje të nervave dhe mund të keni dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi dhe ndjenjën e goditjes.

Një mjek ose një terapist fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave tuaja.

Neuropatia periferike

Me kalimin e kohës, sheqeri i lartë i gjakut mund të dëmtojë nervat që dërgojnë sinjale të dhimbjes në trurin tuaj, si dhe enët e vogla të gjakut që i ushqejnë ato. Ju mund të keni dhimbje, ndjesi shpimi, djegie dhe mpirje në duart tuaja dhe ato mund të bëhen të ndjeshme ndaj prekjes sado të lehta të jenë.

Frakturat ose thyerjet

Ndodhin kur thyejmë një ose më shumë kocka në dorë dhe kjo ndodh shpesh kur rrëzohemi ose bie diçka e rëndë mbi dorën tonë. Ju do ta keni të vështirë ta lëvizni dhe mund të vini re një ndryshim në formën e saj.

Tërheqje muskulore

Kjo ndodh kur ju tërhiqni një muskul ose tendinë, shpesh ndodh tek tendinat që lidhin muskujt e parakrahut me eshtrat e gishtit. Kjo mund të ndodhë papritur nga rënia ose ngadalë me kalimin e kohës, veçanërisht nëse i përdor shumë duart në punë duke tërhequr, shtypur ose duke ndërtuar gjëra.

Artriti nga acidi urik

Një produkt i mbeturinave i quajtur acid urik mbledh dhe formon kristale, shpesh në gishtin e madh, por edhe nganjëherë në dorë. Kjo gjë shkakton dhimbje të forta dhe ënjtje.

Ndryshimet në dietë dhe stërvitje, së bashku me mjekësinë, mund të zvogëlojnë agravimet e ardhshme dhe probleme të tjera që lidhen me të.

Fenomeni i Raynaudit

Enët e gjakut reagojnë në temperatura të ftohta ose në situata stresi. Ndërkohë ngushtohen enët e gjakut në duar dhe ulet furnizimi me gjak. Kjo mund t’i bëjë gishtat dhe këmbët të ftohta dhe t’i mpijë. Ato madje mund të kthehen në ngjyrë të bardhë ose blu.

Ndërsa kthehet gjaku, ato mund të kthehen në gjendje normale. Medikamente të caktuara mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe të parandalojnë dëmtimin e indeve. Në raste të rralla, mjeku juaj mund të sugjerojë kirurgji.