Qeveria e Venezuelës thotë se nivelet e njerëzve që largohen nga vendi janë normale ndërkohë që shifrat e OKB tregojnë se 2.3 milionë njerëz kanë ikur nga kriza ekonomike dhe politike e Venezuelës që nga viti 2014.
Nënpresidentja Delcy Rodriguez tha se shifrat ishin rritur me qëllim nga “vendet armike” duke u përpjekur të justifikonin ndërhyrjet ushtarake në Venezuelë.
Ajo tha se zyrtarë nga 11 vende të Amerikës Latine zhvilluan bisedime për të gjetur një mënyrë për t’u marrë me fluksin masiv. Në fund të takimit dy-ditor në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, ata i bënë thirrje Venezuelës të lëshojë pasaporta dhe karta identiteti të vlefshme për ata që duan të largohen nga vendi.
Ata u kërkuan gjithashtu të gjitha vendeve të rajonit të vazhdojnë të mirëpresin dhe të mbrojnë emigrantët që iknin nga kolapsi ekonomik i Venezuelës.
Një deklaratë prej 18 pikësh u nënshkrua nga 11 vendet më të prekura nga kriza e migracionit, përfshirë Kolumbinë, Perunë, Ekuadorin dhe Brazilin.
Zonja Rodríguez tha se qeveria ishte ankuar tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres rreth zyrtarëve, të cilët ajo thoshte se po e portretizonin një rrjedhë normale migratore si një “krizë humanitare” për të justifikuar një ndërhyrje ushtarake.
Muajin e kaluar, agjencia e migracionit e OKB-së paralajmëroi se Venezuela ishte pak a shumë në të njëjtin nivel si kriza e refugjatëve në Mesdhe në 2015.
Zonja Rodríguez tha se Kombet e Bashkuara kishin përdorur të dhëna të siguruara nga “vendet armiku” dhe i prezantuan atë sikur të ishin të tyret.
Ajo nuk i listoi “vendet armike”, por vazhdoi të akuzonte Kolumbinë fqinje që kërkonte fonde ndërkombëtare për t’u marrë me migrantët venezuelasë në kufirin e saj, kur plani i vërtetë ishte të përfitonte nga donacionet.
Qeveria e Venezuelës në mënyrë tē vazhdueshme fajëson Kolumbinë fqinje për shumë nga problemet e saj, duke përfshirë një sulm të dështuar me helikopter ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro.
Zonja Rodríguez nuk tha se sa venezuelanë kishin ikur nga vendi, por Presidenti Maduro tha se jo më shumë se 600.000 në dy vitet e fundit sipas shifrave të konfirmuara. Megjithatë, ai nuk dha detaje rreth burimit.
Shifrat e OKB-së për vitin 2017 tregojnë se numri është shumë më i lartë dhe të dhënat për vitin 2018 tregojnë se migrimi nga Venezuela ka përshpejtuar më tej zhvillimin e krizës ekonomike dhe më shumë venezuelas raportojnë se janë të uritur ose nuk kanë ilaçet kryesore dhe kujdes mjekësor.