MENU
klinika

Orkestra e Albania Exellence

Vepra e re e Fatos Qerimaj: E kam punuar me shumë sakrificë

21.09.2018 - 14:43

Një mbrëmje e organizuar për të na prezantuar krijimin e Orkestrës Filarmonike të “Albanian Excellence” me në krye Znj. Flora Nikolla, paraqiti për herë të parë veprën e maestros Fatos Qerimaj përballë miqve të artit dhe gazetarëve. Albania Exellence, përmes kësaj nisme ka në qendër instrumentistët më të mirë shqiptare të shpërndarë nëpër botë që nga Australia, Argjentina, Italia, Spanja apo Zelanda e Re, t’i bëjë bashkë për të interpretuar një vepër shqiptare duke krijuar kështu një traditë ndryshe në prag të festave të nëntorit si edhe në kuadër të vitit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

“Ka ardhur momenti të prezantojmë vlerat e Shqipërisë në botë, thotë Nikolla. Ky është një angazhim i stafit dhe drejtorit artistik Z. Fatos Qerimaj të interpretojë një vepër shqiptare, qoftë kjo nga tradita por më së shumti për t’i dhënë një shtysë kompozimit të veprave të reja të përputhura dhe me kohën që jetojmë.”

 

Por cilat janë shtysat në këtë krijim të Qerimaj, këtij personaliteti të padiskutueshëm të muzikës?

Ai u shpreh se e ka punuar atë prej një viti.

” E kam punuar këtë vepër me shumë sakrificë dhe kohëzgjatje, citoi ai. Ajo që prentendon të tregojë kjo partiturë, është të jetë pjesë e tre ngjarjeve të rëndësishme të këtij viti : Orkestra e Albania Exellence, Festat e 28-29 nëntorit dhe viti Skënderbe.”

Kompozitori pohoi gjithashtu se kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës tonë duke bërë të mendojë që kjo vepër të ketë koncept tradicional dhe bashkëkohor, kjo pas mungesës tejet të gjatë që ka pasur muzika jonë simfonike për të afruar sërish dhe spektatorin që po largohet nga skenat tona.

” Unë, tregoi ai, duke pasur një shkollë nga profesori im Çesk Zadeja mendova të sjellë gjithë eposin e tij përmes artistëve shqiptarë duke e konsideruar këtë si një traditë të rëndësishme kulturore. Imazhi qe kam patur kur e shkrova këtë vepër ishte fjala e “qëndreses” së këtij populli. Si mundet ta shprehim këtë element duke perfshirë dhe mjedisin? Mendova kishën e cila herë-herë më vinte në formën e kështjellës dhe kështu, elementët që më frymëzuan ishin instrumenta si: lodra, çiftelia, lahuta, fyelli dhe zyrnaja.”

Pesë intrumeta këto që duket se do të na godasin me konceptin e maestros, të cilat duke ardhur nga Veriu i Shqipërisë shprehin dhe emocionet e një notacioni notal dhe mënyrë narrative të një tingulli tipik të fokusuar përgjatë memorjes së historisë tek gjithësecili prej nesh. Kjo vepër simfonike e cila quhet “Jehonat e lutjes” është mbështetur dhe frymëzuar në vargjet e Mesharit të Gjon Buzukut dhe do të shprehë ngjarjet historike dhe sociale të vendit tonë nga vitet 1400 deri më tani.

I. Agolli

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompozitori i madh

Verdi, betejat e Maestros


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB