MENU
klinika

Paralajmërimi nga Gjiknuri

Aksion kundër mjeteve të rënda

23.10.2018 - 14:30

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek nevoja për të mirëmbajtur rrugët edhe në aspektin e disiplinës së lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Po investohen për herë të parë pas shumë vitesh këtu mbi 4 milionë euro. Puna po ecën mirë dhe brenda fatit ne do kemi një rrugë thuajse krejtësisht të re. Na lind një detyrë që shumë shpejt do të kthehet në një aksion. Të mos lejojmë më kamionë mbipeshë të cilët janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës. Ata e shkatërruan autostradën Tiranë-Durrës, ata mund ta shkatërrojnë edhe këtë rrugë në vitet në vijim më shpejt nëse do lejohen mbingarkesat. Shumë shpejt do të fillojmë një aksion me Policinë e Shtetit që të kontrollojnë që mos lejojmë më lëvizjen e tyre në mbipeshë,” tha Gjiknuri.

Ndërhyrja në këtë aks kryhet në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore dhe parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë. Investimi i parashikuar shkon në 4.3 milionë euro dhe prek gjithashtu edhe gjithë sinjalistikën vertikale e horizontale.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN