Drejtoria e AKU-së, në Elbasan ka kryer disa aksione gjatë kësaj jave ku janë konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit janë konstatuar dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.
Thirrja e AKU-së drejt konsumatorëve është që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.
Me qëllim, duke kërkuar kështu garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.