MENU
klinika

Detajet

Arrestimi i djalit të deputetit, PS mbledh grupin

01.10.2018 - 10:40

Grupi i PS është mbledhur një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajas, djalit të deputetit Rrahman Rraja për përndjekje ndaj ish-të dashurës Xhisiela Maloku.

Mësohet se ditën e sotme grupi parlamentar i PS u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili qëndroi në selinë rozë vetëm pak minuta, për t’ja lënë ‘stafetën’ Taulant Ballës.

Gjatë mbledhjes mund të diskutohet rreth ‘fatit’ të deputetit Rraja, në një kohë kur opozita ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij.

rrahman-rraja-konica.al
rrahman-rraja-konica.al

ARRESTIMI

Dhunimi i Xhisiela Malokut u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Ishte prokurorja Mirela Kapo që kërkoi dje nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata pranoi kërkesën e saj dhe vendimi u ekzekutuar nga punonjësit e policisë. Rexhep Rraja akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës. Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!