Arrestimi i reperit Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj dhe video e publikuar nga policia teksa reperi ishte i zhveshur në dhomën e një hoteli në periferi të Tiranës, bëri xhiron e mediave.
Por ndërsa kjo video e publikuar nga policia ndau audiencën në dy pjesë, disa përkrahnin policinë e ndërsa të tjerë shpreheshin se u shkel privatësia e reperit.
Për këtë kanë reaguar ditën e sotme edhe prindërit e Arkimed Lushajt. Nëna e reperit ka theksuar se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë. “Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, ka thënë nëna e Stresit, teksa ishte e ftuar në emisionin “Kjo javë”.
Reperi i njohur i skenës shqiptare akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale.