MENU
klinika

Opinion

Asgjë nuk është e pamundur! Suksese të dashur studentë!

15.10.2018 - 12:52

Nga Dott. Alban DACI

Sa shpejt ikin vitet! Mbaj mend ditën time të parë në Universitet në Genova.

Ishte mëngjes, kishte rënë pak shi, kisha veshur këpucë të zeza klasike, pantallona klasike dhe një kemishë slim fit. Po ecja mendueshëm, por i vendosur në rrugën që kisha nisur. Në Universitet ishte një sallë me 500 studentë brenda, vetëm tre prej tyre i kisha njohur në ditët që kisha ardhur në Genova.

Koha dëshmoi se me të vërteta kisha qenë i vendosur në rrugën që kisha nisur. Vitet ikin papritur, kujtesa dhe nostalgjia mbesin. Ju them të gjithë atyre që ulen për të herë parë në auditoret universitare, të jenë të vendosur në rrugën që kanë nisur. Universiteti është një ndër eksperiencat më të bukura njerëzore. Nuk kishim shumë para në xhep, nuk kishim makinë apo motorr, por studimet i bëmë me sukses.

Pra, mos u mërzisni nëse s’keni shumë para, makinë apo motorr. Nuk është fundi i botës! Ju keni në dorë mundësinë e artë për dije që çdo ditë e më shumë po bëhet privilegj dhe luks.

Ps. Sot bëjeni një selfie e ruajeni si kujtim se në kohën tonë sapo kishte dalë nokia 3310. Siç duket bashkë me kohën ka evoluar shumë edhe teknologjia.