MENU
klinika

Drejtësia greke

Athinë/ Nisin zyrtarisht hetimet për vrasjen e Kacifas

30.10.2018 - 19:43

Trupi i ekstremisti grek Kostandinos Kacifa me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është transferuar nga morgu i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore, drejtësia greke ndërhyn zyrtarisht në hetimin e çështjes.

Ndërkohë mësohet se motra e Kacifas dorëzoi pak me parë ne Prokurorinë greke kartën e identitetit greke të viktimës si shtetas grek dhe Prokuroria e vendit fqinj ka urdhëruar transferimin e dosjes hetimore nga Janina në Athinë, si krim i kryer kundër një shtetasi grek e madje i ‘shkallës së lartë’.

Me ketë veprim është hapur zyrtarisht dosja hetimore në Greqi për vdekjen e 35-vjecarit, ndërsa vijojnë dëshmitë e familjarëve.

Kujtojmë se ngjarja u zhvillua në këto rrethana:

“Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën.

Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë.

Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit.

Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!