MENU
klinika

Vendimi 'Pro'

Australia do njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

16.10.2018 - 13:19

Australia mesa duket do ecë në gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke e njohur atë praktikisht si kryeqytetin e Izraelit.

Nëse pohimet e kryeministrit Scott Morrison bëhen realitet, kjo lëvizje do të përbënte të njëjtën kthesë politike si ajo e Uashingtonit që tërhoqi një valë kritikash të ashpra në të gjithë botën.

Por që të jemi të sinqertë, shtoi ai, kjo lloj përpjekje nuk po shkon dhe aq mirë; deri tani nuk është bërë ndonjë progres i madh. Kundërshtarët politikë të kryeministrit nuk ngurruan të hidhen në sulm e t’i përshkruajnë komentet e tij si “një komplot mashtrues” për votuesit përpara zgjedhjeve kyçe në vend.

Statusi i Jeruzalemit mbetet një prej çështjeve më të kontestuara mes shtetit hebre dhe palestinezeve.

Për Morrisonin, një skenar i ardhshëm mund të përfshijë njohjen e një kryeqyteti të autoritetit Palestinez nga Australia ne lindje te Jeruzalemit dhe një kryeqyteti Izraelit në perëndim te tij.

Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu e dha menjëherë në “Twitter” pëlqimin e tij për këtë njohje te mundshme.