MENU
klinika

Korçë/Mbyllet hetimi

Avokati i Popullit: Enea Ftoi nuk vdiq nga dhuna

25.10.2018 - 12:03

“Ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë”. Ky ka qenë përfundimi i hetimeve administrative nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit.  

27-vjeçari vdiq në ambientet e komisariat të Korçës, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan për dhunë policët.

Nga hetimet e AP-së, thuhet se Ftoit i ka pushuar zemra, ndërsa thuhet se në ambientet e komisariatit janë respektuar të gjitha të drejtat për babain e tre fëmijëve.

HETIMI I AVOKATIT TË POPULLIT
Ndaj Enea Ftoit nuk eshte ushtruar dhune fizike. Jane respektuar te drejtat ligjore gjate veprimeve te kryera nga policia lidhur me oren e arrestimit sigurimin e mbrojtesit, njohja me te drejtat etj.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor, rezulton qe shkaku i vdekjes se 27 vjecarit ka qene, ndalimi i menjehershem i punes se zemres, me mekanizmin e ishemise akute te miokardit, semundje kronike te mushkerive dhe prezence te produkteve narkotike.

Nga hetimi i Avokatit te Popullit rezulton se ne ambjentin e dhomave te sigurise te Komisariatit te Korces, sistemi per kontrollin, monitorimin dhe regjistrimin me ane te pajisjeve audio vizive, te veprimve te punonjësve te policise, qe kryejne me te arrestuarit/ndaluarit, marrjen ne pyetje nga perfaqesuesit e organit te akuzes, nuk funksionojne prej disa muajsh.

Gjithashtu, ne dhomen e marrjes ne pyetje te te arrestuarve/ndaluara, nuk jane instaluar kamera, edhe pse kjo parashikohet ne ligje dhe rregulloret perkatese.

Megjithese ligji parashikon qe kontrolli mjekesor i te arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmesmjeku i Komisariatit, ne Komisariatin e Korces, kete detyre e kryente nje infermier,që sipas vleresimit te Avokatit te Popullit, nuk ka aftesine profesionale te konstatimit apo trajtimit te probleme shendetesore të të ndaluarve.

Avokati i Popullit, referuar rastit te Enea Ftoit i ka rekomanduar Drejtorise se Policise se Korces, instalimin e sistemit te monitorimit ne dhomat e sigurimit dhe ne ambjentet e tjera te Komisariatit ku kryhet marrja ne pyetje e te ndaluarve. Si dhe plotesimin e organikes ae drejtorise me mjek me kohe te plote pune.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj të këtij viti në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij.

Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit