Autori i shumë hiteve shqiptare Sabri Fejzullahu kishte munguar për shumë kohë me projekte të reja muzikore, ku dukej sikur i kishte lënë vendin djalit të tij Ermalit, i cili ka qenë tepër aktiv në muzikë.
Por të mërkurën, Sabri Fejzullahu është rikthyer me një këngë të re. Balada “Urime shpirti jem” pritet të kthehet menjëherë në një hit. Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.
Kënga ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm edhe në “Youtube”, ku vetëm brenda pak orëve po shkon në 100 mijë shikime.
Një postim për këngën e re të legjendës së muzikës shqipe e ka bërë edhe djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu.
“Kënga më e re për krejt çiftet që do të martohen … Urime”, ka shkruar Ermali në përshkrim.