MENU
klinika

Takim Veliu-Henzler

‘Bashkëpunim me Gjermaninë në luftën ndaj paligjshmërisë’

13.10.2018 - 11:10

Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Z. Peter Henzler ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, mbështetja e projektit “ORKA” për identifikimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal midis grupeve shqiptare dhe rezidentëve gjermanë dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme, si edhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe identifikimi i fushave, në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu në fjalën e tij tha ndër të tjera se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me kolegët gjermanë është një bashkëpunim shumë serioz dhe konkret në drejtim të luftës ndaj paligjshmërisë. Bashkëpunimet e shumta me palën gjermane kanë qenë faktor kyç i suksesit në luftën ndaj krimit.

Më tej Veliu çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare në tërësi dhe për Task – Forcën në veçanti, asistencën profesionale ofruar policisë shqiptare gjithashtu dhe bazën logjistike.


Nga ana e tij Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta, – tha ai, – edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”, që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar së pari asetet monetare që burojnë nga krimi.

Fakti që të gjitha forcat ligjzbatuese në Shqipëri janë bërë bashkë në një Task – Force për të luftuar krimin, është një nismë moderne që nuk gjendet në shumë vende të tjera, pra në këtë drejtim Shqipëria kë bërë një hap shumë të madh përpara. Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja për dorëzimin e logjistikës në mjete kompiuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task – Forcën “Forca e Ligjit”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!