MENU
klinika

A do e pranojë ftesën?

Befason Blero, fton ish-gruan në dasmë!

01.10.2018 - 08:31

Këngëtari Blero Muharremi u divorcua nga Teuta në vitin 2014 dhe kjo e fundit ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurin e saj të ri, Adonisin. Pavarësisht këtij fakti, duket se ish-çifti nuk i ka mbyllur kontaktet.

Vetëm para një jave, këngëtari shqiptar pothuajse i bëri një ftesë publike ish-gruas së tij Teutës. Ai do të martohet shumë shpejt me Afrona Dikën dhe tha se do ta ftonte Teutën, gjithmonë nëse e fejuara e tij do të ishte dakord.

Një javë më pas, në të njëjtin emision “Mirage”, aktorja ju përgjigj kësaj ftese, duke thënë se i duket shumë e çuditshme.

Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty. Ndërsa dasma mendoj se është për miq dhe familjarë dhe që unë të shkoja nuk besoj se do të ishte gjë e këndshme për asnjë. E rëndësishme është që Tara do të jetë në dasmë dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur sepse ka raporte shumë të mira me Afronën,”- u shpreh Teuta.