18.10.2018 - 15:15
Euro ra sërish të enjten në kursin e këmbimit me lekun. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 125.16 lekë, duke humbur afërsisht 0.1 pikë krahasuar me të mërkurën. Euro po i afrohet kufirit të 125 lekëve, ndonëse rënia është graduale dhe e kontrolluar.
Ndërkohë, dollari dhe paundi britanik u forcuan, në reflektim të ecurisë së tyre ndaj euros në tregjet ndërkombëtare. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.65 lekë, në rritje me 0.39 pikë krahasuar me të mërkurën. Ndërsa sterlina arriti vlerën e 142.46 lekëve, 0.17 pikë më shumë në krahasim me ditën e djeshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
Euro bie përsëri, rritet dollari
Kursi i këmbimit