MENU
klinika

Pasuritë kombëtare

Bukuritë e Shqipërisë në syrin e mediave prestigjoze

27.10.2018 - 13:11

Shqipëria ka pasur dhe ka një atraksion të veçantë për të huajt. Ajo së fundmi është shumë e vizituar nga turistët e huaj që duan të shohin nga afër kulturën shqiptare.

Krahas bukurisë natyrore ajo ka vlera të mëdha historike të shumë periudhave, si të antikitetit ashtu dhe të mesjetës apo të mëvonshme. Kjo ka rënë shpesh në sytë e web-siteve të huaja.

Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për t’u vizituar në 2019. Vit pas viti ajo nuk lë jashtë vëmendjes bukuritë e Shqipërisë.

Lajmin e “Lonely planet’’ e ka publikuar Kryeministri Edi Rama sot shkrimin që ka shkruar për 10 destinacionet e vitit të ardhshëm. Me këtë shkrim, Kryeminsitri i ka uruar publikut një ditë të mbarë dhe fundjavë të qetë.

Prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug.

Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.

Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”për Shqipërinë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB