MENU
klinika

Figura botërore

Churchill, heroi që drejtoi Anglinë në luftrat e saj

23.10.2018 - 20:45

Winston Churchill është nga ato figura botërore që e cilëson Ballkanin si vendin që konsumon më shumë politike sesa bën. Po kush është ky personalitet botëror?

 

Churchill vlerësohet si shpirti më i pavarur i kohëve moderne. Fitoi përjetësinë si burrë shteti, orator, historian, biograf, njeri me ndjenjë humori, korrespondent lufte, pijës, madje ka rritur rezultate po kaq madhështore edhe si piktor, murator, romancier, aviator, lojtar në polo, ushtarak dhe pronar kuajsh gare.

Winston Leonard Spencer Churchill lindi më 30 nëntor 1874 në Pallatin madhështor Blenheim, në atë kohë pronë e gjyshit, duka i shtatë i Marlborough-ut. Nëna e Churchill-it ishte një amerikane me bukuri verbuese, me shpirt zhbirues dhe me humor të gjallë. “E doja me gjithë shpirt, – shkruante Churchill, – por thellë-thellë, gjithnjë më është dukur si një princeshë rrëfenjash”.

Kur u fut në Harrow në vitin 1888, kryeministri i ardhshëm u caktua në seksionin më të dobët të kursit. “Sigurisht që nuk ishte aspak një djalë i shkathët” – shprehej për të një ish-profesor. “Natyrisht, gjithmonë ka pasur zgjuarsinë për të reklamuar, por e përdorte vetëm kur ia kishte qejfi dhe vetëm me profesorët që i shkonin pas avazit”.

Churchill u përjashtua dy herë nga provimet e pranimit në Akademinë Ushtarake të Sandhurst-it. Një farë kapiteni James, që e përgatiti për tentativën e tretë, së fundmi ia doli mbanë dhe thuhet se komentoi: “Ai djalë nuk mund të kalonte në Harraw; duhet vetëm të kalonte për në Harrow”. Mirëpo, me t’u pranuar në Akademi, Churchill ndryshoi. I mbeti vetëm kokëfortësia e vjetër, shpirti i guximshëm dhe trimosh, por shpirti i tij rebel filloi të zbehet. Gjatë orëve të mësimit ishte i qetë dhe i zellshëm, thuajse të gjitha mbrëmjet i kalonte mbi libra. U klasifikua i teti në një klasë prej 150 studentësh.

Me të dalë nga Sandhursti, u rekrutua në  Quarto Ussari, një regjiment kalorësie që për nga madhështia dhe eleganca nuk kishin të dytë në ushtri. I paracaktuar të kryente shërbimin në Indi, regjimenti iu përkushtua menjëherë një stërvitjeje intensive në lojën e polos. Churchill ndërmori me një entuziazëm të çmendur dhe tregoi një zotësi të lindur për këtë sport.  Mirëpo, monotonia  e jetës ushtarake nuk vonoi të shndërrohej në mërzi.  Në fillim të viteve 1897 bindi mikun e tij, Sir Bindon Blood, i cili sapo ishte dërguar në kufirin verior të Indisë për të mposhtur një kryengritje të fisit Pathan, që t’i lejonte të ndiqte ekspeditën si korrespondent. Daily Telegraph-it i interesonte të paguante shërbimin rreth pesë sterlina rubrikën. Në Londër, artikujt e tij gjetën përkrahjen e publikut dhe e njëjta gjë ndodhi edhe për librin, Storia del Gruppo Malakand.

Me kthimin në Angli, Churchilli kishte vendosur të largohej nga ushtria. Horizonti i shkëlqyer i gazetarisë i ofronte shumë mundësi. Lufta ndaj Boerëve sapo kishte shpërthyer, kur, në vjeshtën e vitit 1899, u ngarkua të ndiqte konfliktin për gazetën Morning Post. Churchilli ia doli të rriste shpërblimin, si ish-luftëtar dhe korrespondent special, me 250 sterlina në muaj plus shpenzimet dhe u nis për në Afrikë i lumtur e shend e verë.

Në vitet paraprijëse të Luftës së Parë Botërore Churchill u shndërrua, nëse përdorim fjalët e një biografi të tij: “në njeriu politik më i urryer i vendit”. Fillimisht, si zëvendëssekretar i kolonive, më vonë si president i agjencisë për tregtinë dhe, së fundmi, si ministër i brendshëm, u bë përkrahës i shumë iniciativave liberale. Mbështeti me forcë një diskutim rreth bilancit kundërushtarak. Padyshim u kthye në një prej punëtorëve të shumtë të palodhur, që nuk e kishin mbuluar kurrë si duhet detyrën e ministrit dhe në dritën e akteve historike nuk mund të mohohet se ishte pikërisht Churchill, thuajse i vetëm, që shpëtoi Anglinë nga Lufta e Parë Botërore.

Churchill parashikoi me saktësi të mahnitshme, se cilat do të ishin zhvillimet e para të luftës. Në vitin 1911,  autoritet ushtarake britanike ishin të bindura, se, në rast sulmi nga ana e Gjermanisë, ushtria franceze ishte mjaft e përgatitur për të nisur një kundërsulm në një afat disaditorë, nga nëntë në 13, kështu që i refuzoi gjermanët. Në një analizë që kishte bërë mbi gjendjen, një dokument historik që ende konsiderohet si klasik në fushën e parashikimeve, Churchill parashikonte se në ditën e njëzet francezët do të gjendeshin në tërheqje të plotë dhe se nuk do të mund të kalonin në kundërsulm para ditës së dyzetë. Tri vjet më vonë, francezët ishin në tërheqje të plotë në ditën e njëzet dhe, beteja e Marna, që përgjithësisht u quajt si fillimi i ndryshimeve të fateve të luftës, i pati fillesat e saj pikërisht ditën e dyzet.

Gjeneralët anglezë e hodhën poshtë dokumentin e Churchill-it, duke e përkufizuar atë si “absurd” dhe “absolutisht diletant”, por kryeministri Asquith, i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej Anglisë, shumë shpejt i vuri para përgjegjësisë duke i kërkuar Churchill-it nëse pranonte të bëhej Lordi i parë i Forcave Detare. “Na ka mbetur vetëm marina. – thoshte  Asquith. – Është shpresa jonë e vetme”.

Plani i Churchill-it për t’i dhënë fund sa më shpejt luftës, në vitin 1915, synonte ta dërgonte Marinën e Vërtetë Britanike mespërmes Dardaneleve, të ndante Turqinë nga Fuqitë Qendrore, të bënte për vete Shtetet Ballkanike dhe të përgatiste rrugën për një fitore dërrmuese ruse në Lindje. Ky ishte plani i tij për ta përfunduar sa më shpejt luftën, një sulm “nga dera e shërbimit”, të cilën e çoi përpara pavarësisht çdo kundërshtimi. Katastrofa, filluar më 18 mars 1915, nuk vonoi të përvijohej.

Në hyrje të Dardaneleve grupi sulmues kapitulloi në një fushë të minuar, tre luftanije tërhoqën në humbje, ç’ka e detyroi komandantin e forcave të marinës të hiqte dorë nga aksioni. Në Londër, Churchilli mblodhi “Grupin e Luftës së Forcave të Marinës”, të cilëve u dha të lexonin një telegram me anë të të cilit i urdhëronte forcat e marinës të rifillonin luftimin. Por sulmi i ri pësoi një vonesë shkatërrimtare dhe i dha kohë armikut të përforconte mbrojtjen: mësymjet që pasuan formësuan një nga kapitullimet e shumta e të tmerrshme të historisë së jashtëzakonshme dhe të pafundme të Luftës së Parë Botërore. Humbjet angleze kapën shifrën e 205.000 ushtarëve dhe, ndërsa pjesa tjetër e çjerrë dhe e rraskapitur nga ushtria dhe marina filluan të shpërnguleshin, zemërimi i publikut u ngrit në një stuhi të egër. Si pasojë, Churchilli u shkarkua menjëherë.

Në fillim të viteve 1917, një komision hetimor për fushatën e Dardaneleve doli në përfundimin se plani origjinal i Churchill-it ishte i mirë, kështu që u thirr të bënte pjesë në Këshillin e Ministrave. Gjenerali Pershing i dorëzoi Medaljen e Trimërisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, për rolin që ai kishte pasur në pajisjen e forcave të armatosura ushtarake. Churchill është i vetmi anglez që ka marrë këtë titull nderi.

 

Ndërmjet viteve 1929 dhe 1939, ndonjëherë i përcaktuar si periudha e tij “e turbulluar”, Churchilli iu përkushtua veçanërisht veprimtarisë si shkrimtar. Kishte publikuar tashmë “La crisi mondiale”, katër volume të mëdha që i kishin dhënë si rezultat më shumë se 20.000 sterlina, ndërsa tani filloi një vepër edhe më kërkuese, madhështoren Marlborough.

Teknika e tij e pikturës nuk ndryshonte shumë nga ajo e një profesionisti. “Nëse ai njeri do merrej me zanatin e piktorit” – deklaroi njëherë Pikaso “nuk do të kishte aspak të vështirë të fitonte mjaftueshëm për të bërë jetën e njerëzve të shoqërisë së lartë.”

Pozicioni politik i Churchill-it në atë periudhë ishte më shumë se i çuditshëm. Vazhdonte të ishte anëtar i Parlamentit, por ndikimi i tij ishte pothuaj zero. Gjermania dhe Italia ishin vënë në lëvizje dhe duke vërejtur kërcënimin në rritje paraqitur nga Hitleri, Churchilli këmbëngulte që Anglia duhej të armatosej. Beteja e tij, vetëm, kundër fashizmit qe ndoshta çasti i tij më i bukur. Nga tribuna e parlamentit dhe nga rubrikat e gazetave ai vinte në dukje kërcënimin fashist, duke u përpjekur t’i hapte sytë një kombi krejtësisht të verbër.

Shumë vonë Anglia  u ndërgjegjësua, se edhe një herë tjetër Churchill kishte pasur të drejtë. Sipas ekspertëve, Hitleri mund të ishte ndaluar pa u derdhur gjithë ai gjak në të paktën dhjetëra raste. Çdo herë Churchilli kishte nxitur në veprime. Tashmë ishin hedhur zaret, aparati i tmerrshëm ishte vënë në lëvizje. Më 1 shtator 1939, makina e luftës naziste lëvizi me përpikmëri të përsosur, duke u futur në Poloni. Më 13 shtator Franca dhe Anglia deklaruan zyrtarisht luftën dhe po atë mbrëmje Churchill u thirr në vendin e tij të vjetër në Forcat Detare dhe e të gjitha njësive të flotës, me radio dhe telegraf optik si dhe me flamurin gjysmë shtize u transmetua mesazhi i paharrueshëm: “Winston u kthye.”

Edhe opinioni publik e mirëpriti lajmin me entuziazëm të madh dhe, ndërsa transmetohej lajmërimi zyrtar i shpalljes së luftës, hyrja e tij në Parlament u përshëndet me një duartrokitje unanime të parlamentarëve të ngritur më këmbë, kur vetëm një javë më parë e sulmonin me vrazhdësi. Por, ai konsiderohet si një çast i zymtë në historinë e Britanisë së Madhe.

Disa vite më parë, gjatë një prej periudhave të tij kundërshtuese, Churchilli  i kishte rrëfyer një mikut të tij: “Do të tërhiqesha përgjithnjë nga politika, nëse nuk do të ekzistonte mundësia, që një ditë të bëhem kryeministër”. Më  10 maj 1940, në orën më të tmerrshme të historisë angleze, parashikimi i Churchill-it u laureua. Norvegjia kishte kapitulluar, Chamberlain më në fund ishte tërhequr dhe mbreti Giorgio dërgoi të thërrisnin Churchillin. Të hënën pasuese Churchill shprehu fjalimin e fortë, në të cilin deklaronte se nuk mund t’u ofronte anglezëve veçse “gjak, punë, lot dhe djersë”, fjalim që u kthye në kredon e demokracisë në pesë vitet që pasuan.

Të gjithë ata që ishin në marrëdhënie me Churchill-in gjatë luftës e provuan ndjenjën e fortë të guximit, të cilën vetëm ai dinte si ta shkaktonte, me efekte thuajse hipnotike. Një ditë më vonë, radiot dhe gazetat përhapnin fjalën e urdhrit: “Winston ka nevojë për imbarkim” dhe që aty flotilja e famshme e dërrmuar lundroi nga portat e Anglisë dhe analet ushtarake britanike gjarpëruan në një prej kapitujve më të famshëm. Mirëpo, Churchill as që e shkonte ndërmend të konsideronte shpëtimin e trupave si një fitore. Përkundrazi, ai  e përshkroi si një nuancë të mjegullt gjendjen e Anglisë, duke nënvizuar humbjet e mëdha që pësuan në pajisje dhe në furnizime.

Evropa thuajse kishte humbur, Rusia kishte firmosur një vit më parë një marrëveshje për mos-mësymje me Gjermaninë, ndërsa Amerika deklaronte asnjanësinë e mirëfilltë e  të pathyeshme.

Dita kur mori lajmin e vdekjes së presidentit amerikan Ruzvelt, për Churchill-in ishte padyshim më ogurzeza që kur kishte filluar lufta. Inspektori Thompson, i thirrur me urgjencë në orën tre të mëngjesit, u fut në dhomën e kryeministrit ku e gjeti me lot në sy e përsëriste: “E tmerrshme, e tmerrshme”. Disa minua më pas shtoi: “Ka qenë miku ynë më i mirë. Na ka dhënë një ndihmë të çmuar në çastet kur kemi pasur më shumë se kurrë nevojë. Humba një njeri të dashur, një mik shumë të mirë”.

Kur së fundmi u fut në Parlament, kryeministri mori brohoritjen më të mrekullueshme që njihet në historinë e asaj Asambleje. Deputetët i harruan normat e etiketës dhe  hipur mbi stola thërrisnin e tundnin gazeta.

Dy javë më vonë, kur vota e anglezëve i hoqi Churchill-it detyrën, ai nuk u mërzit aspak nga mospranimi i papritur. Dhe shumë shpejt krijoi një sistem jetese, atë të cilën ndoqi deri në zgjedhjet e tetorit 1951, kur u emërua plot zhurmë në N. 10 të Doëing Street.

Në 1953 nënshkruar nga Urdhri i Giarrettiera të mbretëreshës Elisabeta II, Sir Ëinston Leonard Spencer Churchill  qëndroi në detyrë deri në vitin 1955. Më pas, duke ndjerë peshën e viteve, ia dorëzoi funksionin e kryeministrit Anthony Eden dhe u tërhoq në heshtje nga skena politike.

Por, kjo nuk do të thotë se mënjanimi i tij mbeti në harresë. Anglia vazhdonte ta brohoriste me “Rroftë!” djalin e saj me statujë heroike, njeriun e fundit të njohur si shtetarët e rëndësishëm, të këtij gjiganti mendjendritur. Për t’u shprehur me fjalët e Shekspirit: “Kur do të shikoj një tjetër si ai?”

(Pjesë nga autori Robert Lewis Taylor)

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB