MENU
klinika

Prindër të 4 fëmijëve

Çifti Beckham në krizë, e pranon edhe David!

18.10.2018 - 18:04

Gjërat bëhen pak më të komplikuara kur dy persona janë së bashku për kaq shumë kohë. Kur jeni të martuar për një periudhë të gjatë si të dy ne, ruajtja e një marrëdhënieje është gjithmonë më e vështirë”.

Me këtë deklaratë, David Beckham i ka befasuar të gjithë duke pretenduar se marrëdhënie e tij me Victoria nuk po shkon më si më parë.

Çifti Beckham janë një nga çiftet e showbiz më të pëlqyer nga fansat dhe shpesh ata janë marrë edhe shembull e janë vlerësuar për marrëdhënien e tyre të gjatë, por së fundmi, ish-futbollisti i Anglisë ka pranuar se edhe ata kanë probleme.

Ai pranoi se marrëdhënia me Victoria-n nganjëherë është “punë shumë e vështirë”. “Martesa jonë po komplikohet”, tha David, por që hodhi poshtë spekulimet se do të ndahet prej bashkëshortes.


Ata janë martuar 19 vjet më parë dhe janë prindër të 4 fëmijëve, me Brooklyn që është më i madhi në moshë, 19 vjeç.