MENU
klinika

Muzika shqiptare

Del lista e këngëtarëve të festivalit të 57-të RTSH-së

20.10.2018 - 11:40

Së shpejti do të marrë jetë festivali i 57-të i këngës në RTSH. Si në një traditë të gjatë artistike ky festival qendror ka një përzgjedhje të këngëtarëve që do të marrin pjesë në të.

Komisioni përgjegjës që merret me këngëtarët ka shqyrtuar 54 këngët që kanë konkuruar për këtë festival. Ky është festivali më i madh në Shqipëri që ka mbledhur gjithmonë vlera kombëtare për popullin shqiptar si dhe ka nxjerrë artistë me emër.

22 do të jenë këngët që do të marrin pjesë në të. Në të nuk mungojnë të rinj të talentuar apo pjesmarrës me një karrierë të gjatë muzikore. Kënga më e mirë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong. Kujtojmë se përfaqësuesi i fundit në Eurosong ishte këngëtari me zërin potent Eugent Buçpepa.

Në lidhje me organizimin e festivalit artistët do të kontaktohen nga organizatorët e festivalit. Festivali do të performojë në 3 netët e saj më 20-21-22 dhjetor. Në organizim drejtore do të jetë sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula.

22 këngëtarët e zgjedhur për këngët në festival janë: Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB