MENU
klinika

Legjenda e boksit botëror

E përplas makina, humb jetën Rocky

02.10.2018 - 17:51

Legjenda gjermane e boksit Graciano Rocchigiani ka vdekur tragjikisht në moshën 54-vjeçare, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik në Itali. “Bild” pretendon se ish-boksieri ishte duke vizituar të dashurën italiane, me të cilën ka dy fëmijë.

Raportohet se Rocky ishte duke ecur si këmbësor kur një makinë e ka përplasur. Policia e Berlinit thuhet t’ia ketë dhënë lajmin tragjik vajzës Andrea dhe prindërve të tij.

Rocchigiani ka fituar tituj botërorë në dy pesha gjatë karrierës së tij profesionale e cila zgjati rreth 20 vite. Ai ka fituar titullin e IBF në peshën super të mesme pas nokautit ndaj amerikanit Vincent Boulware, përpara se të humbiste ndaj Chris Eubank më 1994 për kurorën e WBO.

Duke folur për tragjedinë, promovuesi Kalle Sauerland tha: “Jam pa fjalë. Ai ishte kampioni ynë i parë. Jam rritur me të. Ai ishte i çmendur po me një zemër të madhe.” Rocchigiani e mbylli karrierën me 41 fitore nga 48 ndeshje, me gjashtë humbje dhe një barazim.