MENU
klinika

79 farmaci në 'sitë'

Farmacitë po ‘vrasin’ pacientët

19.10.2018 - 16:01

Task forca e ngritur nga Ministrja Manastirliu vazhdon kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave. Deri tani janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte farmaceutike.

Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkeljë administrative, nga të cilat, pjesa pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.

Më konkretisht:

• 32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
• 26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
• 14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
• 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.

Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!