Nga dita e sotme deri më 28 Tetor do të zhvillohet në Romë të Italisë, Festivali i 13 Ndërkombëtar i Flimit.
Për 10 ditë me radhë, në Auditoriumin e Muzikës në Romë, një strukturë gjigande prej 1300 metrash katrorë, realizuar nga arkitekti Renzo Piano, do të jenë të pranishëm emrat më të njohur të kinematografisë botërore si Martin Scozzese, Michael Moor, Isabelle Huppert, Cate Blanchet, Giuseppe Tornatore, Sigourney Weaver, Thierry Fremaux etj.
Për 13 vite rresht Festivali i Filmit në Romë është një nga eventet më të rëndësishme e me pritshmëri mjaft të lartë në industrinë e filmit.
Për çmimn e Artë “Marc D’Aurelio” do të garojnë 38 filma artistikë e dokumentarë nga 30 vende të botës. Një vit më parë çmimi i madh u fitua nga filmi “Borg Mc Enroe”, i regjizorit danez Janus Metz, që rrëfen historinë e rivalitetit sportiv mes dy tenistëve të mëdhënj Bjorn Borg e Joh Mc Enroe.
Këtë vit pritet dokumentari i realizuar nga regjizori Michael Moor “Fahrenheit 11/9” , i cili fokusohet në një datë mjaft kuptimplotë për historinë e SHBA, 9 nëntor 2016 kur miliardari i njohur Donald Trump zgjidhet Presidenti i 45 i Amerikës.
Moor vë në shënjestër jo vetëm administratën amerikane, por dhe politikat e demokratëve dhe republikanëve që çuan vendin në situatën e sotme politike.
Nën vëmendjen e kritikëve të kinematografisë është dhe filmi “Korleone, Fuqia , gjaku e rënia e Korleones” i regjizorit francez Mosco Levi Boucault, i cili rrëfen në një atmosferë shekspiriane historinë e kryebosit të Cosa Nostra Salvatore Riina, ku etja për pushtet përballet me luftën e mafias dhe forcës së ligjit.
Festivali, me projektorët plot dritë dhe tapetin e kuq, i ka dhënë qytetit një atmosferë feste hollivudiane.
Imazhi promovues i këtij Festivali është zgjedhur komediani britanik Peter Sellers, i njohur nën interpretimin e personazhit të inspektorit Jacques Clouseau.