MENU
klinika

Dëshmia e autorit

Fier/ 16-vjeçari u vra pa asnjë motiv

21.10.2018 - 17:12

Familjarët dje përcollën me dhimbje në banesën e fundit, Denisin, 16 vjeç. Ai u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Dhe ajo çka është më shokuese është se Denisi u vra për motivin më banal të mundshëm “Pse më shikon!”.

Autori i ngjarjes, Florian Gega, 17 vjeç është vetëdorëzuar në polici. Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfaqur pendesë dhe ka deklaruar se “nuk doja që të vidste”.

Kur është pyetur nga oficerët e policisë se pse e goditi me thikë, ai ka thënë se “Denisi po me shihte me inat!”.

Ndërsa shokët e viktimës, Denis Vrenozi nga fshati Hoxharë e Vjetër në Fier, kanë treguar se kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit tek “Zogu i Zi” në Fier, dhe është afruan Floriani që ka nisur të debatojë me Denisin.

Sherri ka qenë për motive që as ata nuk kanë qenë të qartë se pse nisi. “Ai (autori) ishte bashkë me një shokun e tij kur u afruan. Na shanë e fyen me fjalë dhe më pas autori nisi të përleshej me Denisin. Në këtë kohë ai 16- vjeçari nxori thikën dhe qëlloi shokun tonë.

Askush nuk e mendonte se ai mund të kishte thikë me vete. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe askush nuk pati mundësi të evitonte këtë ngjarje”, janë shprehur gjatë marrjes në pyetje në Polici shokët e 16-vjeçarit, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë të këtij krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 16:30 në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të Fierit.