MENU
klinika

Tregu rritet me 14%

Fluturimet, 2.3 milionë udhëtarë për 9 muaj

29.10.2018 - 12:07

Sezoni turistik këtë vit duket të jetë zgjatur. Tregu i transportit ajror të pasagjerëve është një provë e tërthortë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i pasagjerëve që udhëtuan nga aeroporti i Tiranës për muajin shtator arriti në 299 mijë, me një rritje 12% krahasuar me një vit më parë. Për nëntëmujorin, nga Aeroporti i Tiranës kanë udhëtuar afro 2.3 milionë pasagjerë me një rritje prej 14% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Instat treguan se për nëntë muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan 5.1 milionë shtetas të huaj, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në 4.1 milionë, në rritje me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i transportit ajror të pasagjerëve po rritet për të shtatin vit radhazi dhe potencialet janë ende të mëdha.

Paralelisht, transporti i udhëtarëve në rrugë detare këtë vit ka prekur një lloj stanjacioni. Për 9-mujorin, numri i udhëtarëve ishte 1.3 milionë, me një rritje prej vetëm 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorit konsorciumi Kastrati- T.M.D Systems

Hapet gara për aeroportin e Kukësit